Wednesday , August 5 2020
Lajmi i fundit

Markoviq: PDS-JA SHUMË SHPEJT DO TË SJELLË VENDIMIN PËR ULQIN

Dusko MarkovicZëvendës kryetari i PDS-së Dushko Markoviq ka thënë se partia e tij nuk dëshiron të arbitrojë në mes partive të konfliktuara Shqiptare në komunë të Ulqinit.

“Ne kemi marrëveshjet e nënshkruara me këto parti dhe shumë shpejt do të sjellim përgjigjen konkrete dhe të qartë politike e cila para së gjithash do të jetë në interes të Ulqinit dhe qytetarëve të tij”, tha ai në emisionin “U centar” në TV Mali i Zi.

Sipas fjalëve të tija, në lojë janë tre skenarë. “Ka mundësi që të gjithë të bëjmë koalicion, që PDS-ja të bëjë koalicion me ndonjërën nga këto parti politike dhe opsioni i tretë mund të jenë zgjedhjet”, tha Markoviq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top