Markoviq: POLICIA MBROJTI SHASIN SI TË MIRË KULTURORE

 

Dusko MarkovicKryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq tha se Drejtoria e Policisë veproi në pajtim me ligjin kur nuk lejoi mbajtjen e liturgjisë në kishën e Shën Gjon Pagëzuesit në Shas.

“Njoftimi ishte i parregullt dhe jo në kohë, gjersa themelet e kishës në Shas janë e mirë kulturore. Njoftimi edhe sikur të ishte në kohë, nuk do të pranohej sepse shteti e mbrojti kishën si të mirë kulturore”, tha Markoviq në pyetjen e deputetit të Frontit Demokratik Andrija Mandiq pse nuk  lejua mbajtja e aktit fetar.

Kryeministri shtoi se po ashtu është fakt që në këtë të mirë kulturore janë bërë punimet konservuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…