Saturday , September 23 2017
Lajmi i fundit

Markoviq porositi politikanët: MOS PENGONI PUNËN E POLICISË

Dusko MarkovicKryeministri Dushko Markoviq ka thënë se duhet të mësohet që nën moton e demokracisë së supozuar mos të pengohet puna e organeve shtetërore dhe mos të ftohen qytetarët në protesta kundër policisë.

Ai porositi politikanët që nuk mundet dhe nuk duhet lejuar që të ftohen qytetarët që në vendin publik, në rrugë ose kudo tjetër të vlerësojnë a e kryen policia punën e vet siç duhet.

“Kush do që gabon, do të jap përgjegjësi. Kush do që nuk është i denj për uniformën policore, do të shkojë nga policia”, tha Markoviq.

Ai njëkohësisht tha se nëse cilido qytetarë mendon që gjatë aktiviteteve policore u cënua cila do e drejtë të cilën ia garanton kushtetuta dhe ligjet e këtij vendi, në dispozicion ka mekanizmet e brendshme dhe të jashtme të kontrollit të punës së policisë dhe çdo punonjësi policor.

Nga ana tjetër, shteti, siç tha, nuk do të kërkojë falje për shkak se policia bënë punën e vet në pajtim me ligjin.

Markoviq shtoi se nuk do të ketë objekte dhe hapësira të privilegjuara hotelerike, e as qytete të privilegjuara në Mal të Zi.

 

One comment

  1. Larg-Nga-Ulqini

    Z. Markoviq – ligji duhet te jete i barabarte per te gjith qytetaret. Kur eshte ne pyetje rasti ne Ulqin para disa diteve. nese disa persona kane shkel ligjin policia nuk ka te drejte te maltretoi te gjith qytetaret te cilet gjenden ne vende publike.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top