Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Marrëveshja: PD DHE “PERSPEKTIVA” BASHKË NË ZGJEDHJE

amir-hollaj-fatmir-gjeka-gezim-hajdinagaPartia demokratike (PD) dhe Lëvizja qytetare “Perspektiva” kanë nënshkruar sot në Ulqin marrëveshjen për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme.

Nënshkruesit e këtij dokumenti, lideri i PD Fatmir Gjeka dhe drejtuesi i “Perspektivës” Amir Hollaj, kanë thënë se bashkëpunimin e mirë në nivel lokal e kanë fuqizuar me këtë marrëveshje.

Ato janë të bindur që ky koalicion, listën e të cilit do ta drejtojë ish ministri në Qeverinë malazeze dhe ish kryekomunari i Ulqinit Gëzim Hajdinaga, do të arrijë rezultat shumë të mirë në zgjedhjet e 16. tetorit.

Në këtë koalicion ndodhet edhe Iniciativa qytetare e Vasel Sinishtajt nga Tuzi, ndërsa Gjeka tha se në vijim janë negociatat me disa subjekte tjera politike të cilët grumbullojnë Shqiptarët në Mal të Zi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top