Thursday , October 1 2020
Lajmi i fundit

Marrëveshja: PERSONAT LGBT MBROHEN EDHE NË ULQIN

LGBTMinistri për të drejtat e njeriut dhe pakicave dr Suad Numanoviq dhe kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka kanë nënshkruar sot “Memorandumin për mirëkuptim dhe masat në luftën kundër diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, si dhe promovimit të tolerancës ndaj LGBT personave”.

Numanoviq tha se Ulqini është qytet i hapur, ndërsa marrëveshja do të ndihmojë integrimin e grupeve të prekshme në shoqërinë demokratike të Ulqinit.

Sipas fjalëve të Gjekës, këto persona kanë të drejtë në siguri. “Detyrimi i komunës sipas marrëveshjes është që të emërojë kontakt personin për implementimin e marrëveshjes”, tha ai duke shtuar se me ministrin kanë biseduar edhe për kyçjen më të madhe të Shqiptarëve në të gjitha strukturat shtetërore.

Gjeka shprehu pritshmërinë se nga shtatori nxënësit e klasës së parë në shkollat në gjuhën shqipe do të mësojnë nga abetarja e cila përdoret në Shqipëri dhe Kosovë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top