Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

Maturantët protestojnë: JEMI TË ZHGËNJYER

Maturantët e shkollave të mesme në Ulqin dhe Tuz edhe këtë radhë u zhgënjyen në vlerësimin e punimeve të tyre eseistike, por sipas tyre, tani zhgënjimi është më i dhimbshëm. “Anëtarët e Komisionit vlerësues përsërisin të njëjtat gabime nga viti i kaluar mbase edhe më shumë, andaj ne, maturantët  zhgënjehemi  në mësuesit tonë që u treguan të paaftë”, thuhet në kumtesën e maturantëve të vitit shkollor 2012/2013.

Ato mendojnë që “do të ishte e ndershme që këta vlerësues ta matnin veten profesionalisht që të na bindnin neve (nxënësit) për gabimet e bëra, qofshin ato gramatikore, drejtshkrimore, stilistike etj”. “Këtë qëndrim anëtarët e Komisionit vlerësues e dëshmuan në moslejimin e leximit të esesë në praninë e tyre duke u arsyetuar se ne i kemi lexuar dhe se nuk kemi kohë të zgjatemi më”, pohojnë maturantët.

“Me këtë rast, të gjithë ne, maturantët e gjimnazit “Vëllazërim-Bashkim”, gjimnazit “Drita” dhe maturantët e gjimnazit “25 Maj” të Tuzit shprehim indinjate të thellë dhe kërkojmë që Komisioni vlerësues të ulet përsëri dhe të japë një vlerësim më profesional hartimit të eseve të nxënësve të cilët janë ankuar, sepse vlerësimi paraprak është i dëmshëm, jo profesional dhe jo bindës për të gjithë nxënësit, prindërit dhe të gjithë arsimdashësit shqiptarë në Malin e Zi”, thuhet në fund të kumtesës.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top