Në Sallën e Madhe të Komunës së Ulqinit të mërkurën u mbajt Kuvendi i Organizatës Turistike në të cilin u miratua raporti i punës së këtij institucioni për vitin e kaluar.
Me propozim të drejtorit të OT Fatmir Gjeka u votuan edhe ndryshimet dhe plotësimet e planit për vitin vijues me të cilët parashihet mbajtja e disa manifestimeve deri në fund të vitit 2018, duke përfshirë këtu edhe festimin e Vitit të Ri 2019.
Ai njoftoi se deri në fund të vitit, në bazë të pagesës së taksës së banimit, u grumbulluan 460 mijë euro, që është për rreth 15 për qind më shumë seç është planifikuar.
Sipas fjalëve të kryetarit të Komunës Loro Nrekiq, i cili sipas funksionit është kryetar i Kuvendit të OT, për shkak të lajmërimit të dobët, Ulqini humb të paktën një milion euro në vit.
Ai tha se vitin e ardhshëm në bashkëpunim me organet shtetërore këtij problemi do ti kushtohet vëmendje e veçantë, si dhe që shumë më mirë do të punojë inspektorati turistik.
“Besoj që sezoni e vitit 2019 do ta presim shumë më të përgatitur. Ulqini këtë gjë patjetër se e meriton, ndërsa të gjithë së bashku duhet të punojmë në këtë drejtim”, shtoi Nrekiq.