Monday , March 25 2019
Lajmi i fundit

Mbahet seminari: FINANCAT PUBLIKE DUHET TË JENË E MIRË PUBLIKE

MANS-seminar 7a„Përmes projektit dëshirojmë të zgjerohet rrethi i organizatave vendore dhe medieve, por edhe i individëve, të cilët do të kyçen në monitorimin e shpenzimit të parave publike. Pra, do të tentojmë të formojmë rrjetin joformal të individëve dhe organizatave, të cilët do të marrin pjesë në procesin e monitorimit si pjesë e skuadrës hulumtuese. Këto hulumtues do të marrin pjesë në aktivitetet e grumbullimit dhe analizës të të dhënave, monitorimin e shpenzimit të parave buxhetore të NP „Të Mirat Detare“ për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës publike në zonën e të mirave detare në territorin e Komunës së Ulqinit“, tha drejtori ekzekutiv i OJQ „Horizonti i Ri“ Nazif Veliq.

Ai shprehu pritshmërinë që pas realizimit të aktiviteteve të parapara me projekt do të formohen disa hulumtues të rinj të cilët do të kyçen në përcjelljen e shpenzimit të parave publike.

Në kuadër të realizimit të këtij projekti të mërkurën në Ulqin u mbajt trajnimi ku për sistemin e financave publike dhe sektorin publik në Mal të Zi ligjëroi panelisti Dr. Agron Ibrahimi.

Ai në veçanti foli për praktikën e grumbullimit dhe shpenzimit të parave nga buxheti i Komunës së Ulqinit, si dhe tek NP „Të Mirat Detare“.

Në diskutim u kyçën edhe përfaqësuesit e Komunës së Ulqinit, në krye me nënkryetaren Hadixha Gjonin, pastaj ato të organizatave civile dhe gazetarët.

Projekti „Paraja publike për të mirën publike“ realizohet me përkrahjen financiare të Bashkimit Evropian, ndërsa partneri dhe donatori kryesor në projekt është Rrjeti për Afirmimin e Sektorit Joqeveritar (MANS), përfaqësuesit e të cilit ishin në këtë seminar.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top