Friday , April 3 2020
Lajmi i fundit

Mbas 27 vitesh: GJYKATA VENDOSI QË “ALBATROSIN” TË JA KTHEJË FAMILJES STRUGAR

Hotel AlbatrosMe vendim të prerë të Gjykatës së lartë në Podgoricë, pas 27 vitesh prej kur filloi procesi gjyqësor, pasardhësit e të ndjerës Venera Strugar fituan 4.572 metër katror tokë e cila është regjistruar në shfrytëzuesin Ndërmarrjen hotelerike – turistike “Albatros”, shkruan “Vijesti”.

Prej tyre 1.200 metër katror është toka në të cilën sot gjenden themelet e pjesës së re të këtij hotel.

E paditura Komuna e Ulqinit dhe të përfshirët në anën e saj (shteti dhe hoteli “Albatros”), dorëzuan kërkesën për revizion në Gjykatën e lartë.

Përndryshe, këtë hotel në vitin 2004 e blenë katër shtetas rus.

2 comments

  1. Urime komunes edhe per nji humbje tjeter te madhe
    Leni fotelat ju lafr Zoti pa frym, na morret ne qaf e na morret te ardhmen e dmive e nipave ton. Tanve juve duhet me ju cu ne kafaz, mas me ju qit as rreshnat pi aty. Haram buka ju qoft, haram ajri

  2. Verifikoni kush ju ka dhane ate truall shkive edhe sa I kane pagu komunes se Ulqinit tatimet dhe kur ja kane mesy Ulqinit te jetojne aty. Pazare po behen ne dem te Shqiptarve .Te shpallen te pavlefshme te ghitha tapite qe ju kan dhane shteti dhe kr nikolla shkive.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top