Sunday , July 22 2018
Lajmi i fundit

Mbas 55 vitesh punë kapedani M.Tivari në pension: JETA DEDIKUAR DETIT

Maksud TivariNë fillim të këtij viti u përfundua një nga karrierat më të gjata dhe më të suksesshme në historinë e detarisë së Ulqinit: mbas plot 55 vitesh punë kapedani Maksud Tivari më në fund shkoi në pensionin e merituar.

Më saktësisht, në legjend. Sepse, të lundrosh aq vite nëpër oqeane dhe detra është fenomen me përmasa botërore.

Kapedan Tivar mbi pesë dekada ka përhapur emrin dhe famën e Ulqinit nëpër tërë rruzullin tokësor, ndërsa vitet e fundit të karrierës ishte drejtues i njërës nga anijet më të mëdha në botë – me gjatësi gati 400 metra.

Mbetet që këtij Ulqinaku (i lindur në vitin 1942) ti dëshirojmë jetë të gjatë dhe kthim të lumtur në familje dhe qytet.

Dhe që të paktën diçka nga jeta e tij dedikuar detit të shkuhet.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top