Monday , August 10 2020
Lajmi i fundit

Mbas dy muajve: ARRIHET MARRËVESHJA NË KOALICIONIN „BASHKË PËR TË ARDHMEN E ULQINIT”

Bashke per te ardhmen e UlqinitAnëtaret e koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”, të cilin e udhëheqë kryetari i komunës Fatmir Gjeka, kanë arritur mbrëmë marrëveshjen mbi ndarjen e funksioneve në organet e pushtetit ekzekutiv, mëson Portali Ul-info.

Molla e sherrit, vendi i kryetarit të Këshillit drejtues të Ndërmarrjes publike “Veprimtari komunale”, do ti takojë Iniciativës qytetare “Perspektiva” të Amir Hollajt. Më herët është deklaruar që ky grupim do të caktojë drejtorin e Organizatës turistike të Ulqinit, e, siç mësojmë, kjo do të jetë Zana Sarvan.

Lidhjes demokratike në Mal të Zi të Mehmet Bardhit i takuan vendi i zëvendësdrejtorit në Qendër për kulturë, si dhe ai i shefit të Policisë komunale. Pritet që në atë funksion të emërohet Saubih Mehmeti.

Shefi i deritashëm i atij resori Kapllan Muçaj, anëtari i Partisë demokratike të Fatmir Gjekes, duhet të jetë Kryeadministratori i komunës. Për këtë, si dhe për çështje tjera kadrovike, Këshilli qendror i PD do të vendos në mbledhjen e cila do të mbahet deri në fund të javës.

Këto emërime do të verifikohen në mbledhjen e Parlamentit komunal e cila do të mbahet në fillim të javës tjetër.

One comment

  1. Pernjate ka qen zerzele mram :)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top