Tuesday , June 18 2019
Lajmi i fundit

Mbas protestës së djeshme Të Mirat Detare lëshojnë pe: PRAPË ANALIZA, PASTAJ TENDERI I RI

Morsko DobroNga Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e Të Mirave Detare njoftuan se me Çmimoren e re u parapa rritja e kompensimeve për qiramarrjen e restoranteve meqë sipërfaqja e përgjithshme e këtyre objekteve u rrit.

“Për restorantet në Bunë, me qiramarrësit e të cilëve tashmë u analizua Çmimorja e re në krahasim me gjendjen ekzistuese, do të bëhet edhe një analizë e hollësishme e sipërfaqeve të vet restoranteve në krahasim me objektet ndihmëse. Për këtë procedurë Të Mirat Detare do të njoftojnë të gjithë qiramarrësit e restoranteve, e pastaj do të shpallet Thirrja Publike për qiradhënien e lokacioneve në Bunë në pajtim me Programin e ri”, thonë nga kjo ndërmarrje.

Shtohet se të gjithë qiramarrësit e shtëpizave të peshkatarëve të cilët përmes thirrjes publike nga vitit 2016 për pesë vitet e ardhshme kanë marrë me qira lokacionet, mund të vijnë në hapësirat e Të Mirave Detare të nënshkruajnë Anekset e Kontratës me vlerë të kompensimit të paraparë me ankandin e vitit 2016.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top