Thursday , October 1 2020
Lajmi i fundit

Mbas punimit të elaboratit për Tuz: NUK KA REFERENDUM NË FUND TË SHTATORIT

Marrëveshja të cilën e arritën para zgjedhjeve presidenciale partitë shqiptare dhe Partia demokratike e socialistëve që referendumi për komunë të pavarur të Malësisë, me qendër në Tuz, do të mbahet deri në fund të shtatorit, nuk do të realizohet. Kjo është e qartë mbasi që këshilltarëve të Komunës urbane të Tuzit është dorëzuar të premten elaborati për arsytueshmërinë ekonomike të formimit të kësaj komunë. Siç theksohet në këtë dokument, e të cilin “Vijesti” e kishte në dispozicion, të ardhurat e saja vjetore do të ishin 639 miië euro, derisa shpenzimet do të ishin një milion euro.

Diskutimi lidhur me versionin final të elaboratit në parlamentin e KU të Tuzit është shtyrë për të martën, mbasi që Komisioni për punimin e elaboratit një ditë më herët ta jap fjalën e fundit lidhur me këtë dokument.

Kryetari i Kuvendit të KU të Tuzit Fadil Kajoshaj, përndryshe, funksionar i lartë i UDSH-së, tha që elaborati tregon që Tuzi nuk mund të mbijetoj si komunë e pavarur. “Qëllimi i elaboratit ishte të tregoi që do të vdesim dhjetë apo pesëmbëdhjetë ditë mbasi që të ndahemi nga Podgorica”, theksoi ai.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top