Friday , September 20 2019
Lajmi i fundit

Mbledhja e KK: NË KUFI TË KUORUMIT

Loro NrekiqEdhe pse koalicioni qeverisës në komunë të Ulqinit ka më shumë se tre të katërtën e këshilltarëve, gjatë punës së sotme më së shumti vështirësi u shfaqen për shkak të kuorumit.

Kështu për dhënien e pëlqimit për zgjedhjen e drejtorit të NP “Veprimtari komunale” votoi këshilltari i PSD-së Skender Elezagiq, përndryshe, ky vendim do të shtyhej.

Për këtë arsye kryetari i Kuvendit komunal Loro Nrekiq kritikoi këshilltarët nga koalicioni qeverisës për qasje joserioze ndaj punës.

Sot u miratua vetëm edhe Vendimi për emërtimet e vendbanimeve në territorin e komunës së Ulqinit.

Me kërkesë të kryetarit të Komunës Nazif Cungut u hoqën nga rendi i ditës propozim vendimet për ndryshimet dhe plotësimet për përcaktimin e parcelave urbanistike dhe kadastrale të Planit detaj urbanistik për lokacionet “Rana” dhe “Meterizi 1”.

Pritet që kjo mbledhje me edhe tetë pika të rendit të ditës të vazhdohet të hënën.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top