Mbledhja e KK për 15 ditë: EMËROJNË NËNKRYETARËT E KOMUNËS

Kuvendi Komunal i UlqinitMbledhja e dytë e parlamentit lokal në Ulqin do të mbahet me 11 korrik, njoftohet nga ky organ i pushtetit vendor.

Në rendin e ditës, përveç pikave tjera, do të jetë edhe përzgjedhja e dy nënkryetarëve të Komunës.

Siç mëson Portali Ul-info, në këto funksione do të emërohen Hadixha Gjoni nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Astrit Hoxha nga Partia Demokratike, gjegjësisht Koalicioni “Zgjohu Ulqin”.

Rendi i ditës:

– Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, mbajtur, më 17. 04. 2018
1. Pyetjet dhe përgjigjet e këshilltarëve,
2. Propozim Vendimi për konfirmimin e Vendimit për ndryshimet dhe plotësimet e
Vendimit për tatimin në patundshmëri,
3. Propozim Vendimipër dhënien e pëlqimit për konfirmimin e të drejtave të karakterit
zyrtar me qëllim të vendosjes së linjes kabllore prej 1 kv të tensionit të ulët prej TS 10/0,4 kv “Radi centar 1” deri tek dollapi vetëqëndrues Port Milena në Komunën e Ulqinit
4. Propozim Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për të ardhurat e
funksionerëve lokalë në Komunën e Ulqinit,
5. Propozim Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për të ardhurat e
nëpunësve dhe zyrtarëve në Komunën e Ulqinit
6. Propozim Vendimi për blerjen e tokës me qëllim të kompletimit të parcelës
urbanistike nr. 92 nga ID PDU “Ulqini – qyteti” për lokalitetin “Pinjeshi 1” Komuna e Ulqinit për Miliq Danilo,
7. Propozim Vendimi për blerjen e tokës me qëllim të kompletimit të parcelës
urbanistike nr. 79 nga ID PDU “Ulqini – qyteti” për lokalitetin “Pinjeshi 1” Komuna e Ulqinit për Shaqiri Rukman,
8. Propozim Vendimi për blerjen e tokës me qëllim të kompletimit të parcelës
urbanistike nr. 98 nga ID PDU “Ulqini – qyteti” për lokalitetin “Kodra 1” Komuna e Ulqinit për Ruzhdi Ravja,
9. Kërkesa për interpretimin autentik të Përfundimit nr. 02 – 165/25 – 14 të datës 26. 04. 2014
10. Propozim Vendimi për trajtimin e nxjerrjes së Statutit të Komunës,
– Zgjedhje dhe emërime
11. Propozim Vendimi për emërtimin e Nënkryetarit të Komunës së Ulqinit
12. Propozim Vendimi për emërtimin e Nënkryetarit të Komunës së Ulqinit
13. Propozim Vendimi për emërtimin e Sekretarit të Kuvendit Komunal Ulqin
14. Propozim Aktvendimi për emërimin e grupit punues për hartimin e versionit të
Statutit të Komunës së Ulqinit, Rregullores dhe Vendimit për trupat punuese,
15. Propozim Aktvendimi për emërimin e këshillit për përmirësimin e pozitës së presonave me
invaliditet dhe handikap.
Mbledhja do të mbahet, më 11. 07. 2018 (e mërkurë), me fillim në orën 11:00 në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.
Kryetari
Dr. Ilir Çapuni d.v.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…