Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Mbledhja e KK-së: KONSOLIDIMI I FINANCAVE ME 5,5 MILION EURO KREDI

Kuvendi Komunal i UlqinitEdhe pse për këtë gjë nuk u arrit marrëveshja në Kolegjiumin e fundit, është e sigurt se në mbledhjen e nesërme do të diskutohet për huamarrje kreditore të Komunës së Ulqinit për 5,5 milion euro.

Siç mëson Portali Ul-info, rendi i ditës do të plotësohet në fillim të seancës së Parlamentit lokal.

“Ne do të përkrahim Planin e sanimit në mënyrë që Komuna të konsolidojë financat e veta”, tha kryetari i PDS-së në Ulqin Loro Nrekiq.

Rreth 3,5 milion euro kredi do të shkojnë në shlyerjen e detyrimeve ndaj bankave, gjysmë milioni për programin social, ndërsa pjesa tjetër për pagesën e furnitorëve dhe pagave të të gjithë të punësuarve në administratën lokale dhe ndërmarrjet publike ku themelues është Komuna deri më 31.12.2015.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top