Wednesday , December 12 2018
Lajmi i fundit

Mbledhja e KQ: FORCA DO TË PËRKRAHË KANDIDATIN E PDS-SË PËR KRYETAR TË KOMUNËS

fORCAKëshilltarët e Forcës së re demokratike do të përkrahin kandidatin të cilin e propozon PDS-ja për kryetar të Komunës së Ulqinit, mëson Portali Ul-info.

Ky vendim u soll në mbledhjen e Këshillit qendror (KQ) të kësaj partie nacionale shqiptare e cila të marten u mbajt në Ulqin.

PDS i vendosi mbrëmë ultimatum Forcës që deri sot të nënshkruajë dokumentin me të cilin obligohet që do të përkrahë dhe votojë kandidatin të cilin do ta propozojë partia e Gjukanoviqit për kryetar të Komunës së Ulqinit.

Sipas këtij dokument, Forcës do ti takojë funksioni i kryetarit të Kuvendit komunal.

Funksionet tjera në vetëqeverisjen vendore dhe ndërmarrjet publike ku themelues është Komuna do të ndahen në bazë të rezultateve të arritura në zgjedhjet e mbajtura pak kohë më parë.

Në pushtet të ri patjetër do të jenë edhe Partia Demokratike e Fatmir Gjekës dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve i Mehmed Zenkës.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top