Sunday , August 18 2019
Lajmi i fundit

Mbledhja e Kuvendit: NREKIQ I PAKËNAQUR ME EFIKASITETIT E KUVENDIT

Loro NrekiqMbledhja e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila filloi punë me 29 maj, vazhdoi të shtunën.

U miratua Informata për lëndën K1, si dhe Vendimi për Pagat e Zyrtarëve dhe Nëpunësve Lokal në Komunë të Ulqinit. Këshilltarët përfunduan diskutimin për Propozim Vendimin për pajimin komunal të tokës ndërtimore dhe Propozim Vendimin për pajimin komunal të tokës ndërtimore për objektet e paligjshme.

Në rend të ditës së kësaj mbledhje janë edhe 22 pika.

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq tha se është i pakënaqur me efikasitetin e parlamentit lokal duke theksuar se në këtë mënyrë pamundësohet zhvillimi më i shpejt i Ulqinit. „Nuk miratohen vendimet, shtyhen gjërat dhe pastaj asgjë nuk vinë. Vetvetes i shkaktojmë dëm“, tha ai duke theksuar se në mbledhjen e koalicionit qeverisës është sjellë vendimi që të miratohen pikat, e pastaj bëhet e kundërta.

Është paralajmëruar se mbledhja do të vazhdojë të hënën, me 10 qershor.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top