Mbledhja e Kuvendit: TENDERI PËR AKVA PARK NË SHTOJ

Ljoro Nrekic, Loro Nrekiq, Kuvendi, SkupstinaKëshilltarët e Kuvendit të Komunës së Ulqinit sollën të hënën Vendimin për Shpalljen e Thirrjes Publike për Qiradhënien Afatgjate të Patundshmërisë për Ndërtimin e Akva Parkut në Shtoj.

U soll edhe vendimi për transferimin e të drejtës së pronësisë në ndërtesën në Pinjesh e cila u ndërtua për banorët me shtëpizave montazh që jetojnë në Kepin Suka.

Përveç vendimit për huamarrje kreditore prej 50.000 euro, tre vendimet të tjera të cilat kishin të bënin me NP “Veprimtari Komunale” nuk u miratuan.

Meqë prej me 1 gusht deri me 1 tetor parlamenti lokal nuk do të ketë seanca të rregullta, kryetari i Komunës Loro Nrekiq tha se duhet të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme në të cilën do të miratohen disa plane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…