Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

MBRETI NIKOLLA I OFROI AMERIKANËVE VALDANOSIN, PASTAJ TËRË ULQININ!?

1375763_10200182471359536_1452793385_nNë majin e vitit 1909 deputeti i SHBA, Riçmond Pirson, erdhi në vizitë lamtumire në Cetinë. Në bisedë me dr Lazar Tomanoviqin, kryetarin e qeverisë malazeze, iu dha propozimi që Shteteve të Bashkuara të Amerikës ti jepet “përgjithmonë dhe falas, pa kushte dhe pa rezerva” gjiri i Valdanosit, së bashku me rripin bregdetar i cili është shtrirë deri tek shkëmbinjtë e maleve pranë dhe përfshinte territorin prej 15-20 milje katrorë. Qëllimi i kësaj ishte që SHBA “të vendosin bazën detare dhe stacionin për furnizim në ujërat evropiane”. Befasia ishte e plotë, kështu që Pirson u përgjigj që SHBA duhet të pranoj këtë propozim. Në raportin e tij Pirson ka treguar për dobitë e këtij propozimi për flotën ushtarake detare amerikane. Valdanosi ndodhet në afërsi të Ulqinit,  me thellësi të përshtatshme dhe plotësisht është bosh. Ky ishte gjiri më i gjerë në bregdet, ndërsa shndërrimi i tij në bazë detare mund të arsyetohej vetëm me ekzistimin e interesave të rëndësishëm politike dhe ushtarake të SHBA në këtë pjesë të botës.

Mirëpo, në të vërtet, këto interesa nuk ekzistonin në atë moment. Në Stejt dipartment propozimin e kanë cilësuar si “ofertë e çuditshme” e cila ia vlen të merret në konsideratë. Propozimi është dërguar Ministrisë së flotës detare ushtarake me kërkesë që të shpreh qëndrimin e vet. Përgjigja ishte negative: flota ushtarake nuk kishte asnjë nevojë për bazë ushtarake në Mal të Zi. Përgjigja në propozimin e Tomanoviqit është dërguar vetëm një vit më vonë, në majin e vitit 1910. Kur deputeti i ri Xhorxh Mozes ja ka lajmëruar përgjigjen, Tomanoviq nuk ka pranuar të flasë për të. Është duk sikur kjo çështje këtu ka përfunduar.

Me rastin e vizitës Mozesit në Cetinë në vitin 1911 mbreti Nikolla ka dhënë propozimin që Mali i Zi të ja jap SHBA-së Ulqinin, duke shtuar që oferta e Valdanosit ishte gabim. Duhet të theksohet që Ulqini ishte i vetmi qytet në bregdet me të cilin Mali i Zi ka mundur lirshëm të disponoj. Mozes me vendosmëri e ka refuzuar ofertën, por mbreti Nikolla ishte këmbëngulës. Kërkoj nga Mozesi që të ja përcjell personalisht letrën e tij kryetarit Vilijam Taft. Deputeti ka tentuar të bind mbretin që ky propozim është i paarsyeshëm, por në fund ka pranuar në kërkesë të mbretit. Në gushtin e vitit 1911 kryetari Taft është përgjigjur që qeveria e SHBA nuk ka ndër mend të pranoi propozimin e mbretit.

Akademiku Dragolub Zhivoijnoviq, “Dan”, 2.2.2012

One comment

  1. mirë mar nikollë,shifet se sa leht deshti ti ja fali amerikanve se nuk ishte kurr i tiji sikurse nuk ishte herceg-novi gjiri i bokës se kotorrit budua tivti dhe tivari…knjazevina e çerna gorve para 1880 ishte e narë në male dhe kodra brda i gore cetina me rrethinë… nuk po flasë ktu per plavë guci rozhajë malsin e madhe etj

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top