Wednesday , November 21 2018
Lajmi i fundit

ME DISPOZITAT E REJA SHTESË TË LIGJIT, EDHE MË TEPËR PENGOHET E DREJTA E PUBLIKUT PËR TË DITUR

 

ilustracija-PAROrganizatat joqeveritare tregojnë për absurditetin – duke iu referuar kufizimeve te reja ligjore, refuzohen edhe kërkesat e vjetra, ndërsa anëtari i Këshillit të Agjencisë Radenko Lacmanoviq paralajmëron se të dhënat mund të shpallen sekret tatimor ose sekret pune për një periudhë të pakufizuar.

Përsëri gjithçka mund të fshihet nga publiku.

Kjo është pasojë e ndryshimeve të vitit të kaluar në Ligjin për Qasje të Lirë në Informata, në bazë të të cilave organet shtetërore informacionin e kërkuar prej tyre, gjithnjë e më shumë e përcaktojnë si sekrete pune ose tatimor, për një periudhë të pacaktuar kohore. Ata monitorohen gjithashtu nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Qasje të Lirë në Informata, kur vendoset sipas ankesave.

Bashkëbiseduesit e Qendrës për Gazetari Hulumtuese të Malit të Zi (CIN-CG) pretendojnë se Agjencia, duke vendosur për ankesat si një organ i shkallës së dytë, referohet në dispozitat e reja edhe për rastet e vjetra, të filluar para muajit maj 2017, kur Ligji u ndryshua.

Koordinatori i programit ligjor në MANS, Vuk Jankoviq e ilustron këtë me një rast që kjo OJQ inicioi në vitin 2014, duke kërkuar nga Drejtoria Tatimore të dhënat mbi kontrollet e ekzekutuara të “Montenegro Tabaco Company” Podgoricë.

“Në përgjigje, Drejtoria Tatimore ka kufizuar qasjen në të dhëna, pa iu referuar dispozitave të Ligjit për Qasje të Lirë në Informata, por vetëm të Ligjit për Administratën Tatimore. Kemi paraqitur ankesë në Agjenci në fund të marsit 2014, ndërsa ajo vetëm në janar të këtij viti, pas skadimit të të gjitha afateve të mundshme ligjore, ka marrë vendim duke u thirrur në dispozitën e re të Ligjit, i cili në kohën e paraqitjes së kërkesës, më saktësisht ankesës, as nuk ka ekzistuar ” , shpjegon Jankoviq.jankovic-MANS

Në këtë mënyrë, sipas fjalëve të tij, Agjencia ka bërë shkelje të rënda, pasi që ndryshimet e fundit parashikojnë që procedurat e filluara para fillimit të këtyre ndryshimeve, do të përfundojnë sipas ligjit të mëparshëm.

“MANS pastaj u ankua në Gjykatën Administrative, e cila, duke vendosur mbi ankesën, hodhi poshtë edhe akuzat tona, duke injoruar faktin se Agjencia ishte e detyruar të merrte një vendim në përputhje me dispozitat e versionit të mëparshëm të Ligjit. Këtë vendim të gjykatës, ne e konsiderojmë jashtëzakonisht skandaloz, sepse gjykata midis të parëve duhet të garantojë mbrojtjen kundrejt një shkeljeje të tillë, të rëndë të ligjit. Të pakënaqur me këtë vendim, në muajin marsit 2018 kemi paraqitur kërkesën për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm të Aktgjykimit në Gjykatën Supreme të Malit të Zi dhe procedimet janë ende në vazhdim”, theksoi Jankoviq.

Ai thotë se kjo organizatë joqeveritare (OJQ), tani ka qasje të kufizuara në informacione të shumta, duke iu referuar dispozitës të re ligjore. Midis tyre janë edhe të dhënat për të gjitha llogaritë rrjedhëse dhe devizore të partive politike, deklaratat doganore të lëshuara nga Drejtoria Doganore për kompaninë Uniprom, ose kush është i liruar nga pagesa e detyrimeve doganore për materialet e ndërtimit, pajisjet dhe instalimet për ndërtimin e autostradës.

Që ndryshimet e vitit të kaluar të Ligjit ishin një hap prapa, për CIN-CG thekson edhe anëtari i Këshillit të Agjencisë Radenko Lacmanoviq.

“Është veçanërisht problematike që ndryshimet që shkaktuan më shumë” bujë” në publik, u propozuan dhe u miratuan brenda natës, madje edhe pa dijeninë e Qeverisë, kështu u njoftua nga Ministria e Kulturës”, tha Lacmanoviq.

Ai, siç thekson, ka paralajmëruar për dispozitën e kontestueshme që ka të bëjë me sekretin tatimor dhe atë të punës:

“Që absurditeti të jetë më i madh, propozuesit nuk e kanë plotësuar Nenin 15, i cili i referohet afateve për kufizimin e qasjeve në informata ose në një pjese të tyre. Pra, mbetet se sekretet tatimore ose të punës nuk kane afat për të paraqitur arsyet për kufizimin e qasjes në informata dhe se Agjencia vështirë se mund të merret me shqyrtimin e tyre. Gjithashtu vura në dukje se Neni 1 kufizon ndjeshëm të drejtën e publikut për të ditur dhe ai duhet të plotësohet”, tha Lacmanoviq. Kjo dispozitë përcakton që Ligji nuk zbaton informacionet, të cilat janë të detyrueshme që ato të mbahen sekret.

Anëtari i Këshillit të Agjencisë u përgjigj, se është e vërtetë që autoritetet e shkallës së parë në rastin kufizimit të aksesit në informacione ose një pjesë të tyre, shpesh thirren në sekretin tatimor dhe të punës.

“Në disa raste, në seancat e Këshillit unë tregova se kjo mund të jetë një arsye për mosrespektimin e kërkesës për qasje të lirë në informacion, por kjo nuk duhet të jetë kështu. Përkatësisht, të gjitha gjashtë pikat e Paragrafit 1 të Nenit 14 mund të jenë një nga arsyet, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht ashtu. Prandaj, ne në Këshill si organ i shkallës së dytë, nuk do të duhej që gjithmonë të respektojmë vendimin e autoriteteve që e refuzojnë kërkesën, duke iu referuar kryesisht pikës 6. Ne jemi ndoshta edhe për këtë arsye autoriteti që shqyrton vendimet e shkallës së parë, që do të thotë që mund të kemi një qëndrim tjetër nga organi i shkallës  së  parë “, tha z. Llacmanoviq.

Ai vlerëson qe praktika e Këshillit duhet të jetë përdorimi i mundësive nga neni 40 i Ligjit dhe të kërkojë informacione nga autoritetet shtetërore me qëllim që të vlerësojë pse një dokument ose kontratë e veçantë është deklaruar si sekret pune, respektivisht sekret tatimor.

Megjithatë, Llacmanoviq pranon se praktika e Këshillit të Agjencisë është që në të gjitha rastet të pranojë vendimet e shkallës së parë me të cilët kërkesa për qasje të lirë në informata refuzohet. Atij nuk i janë te njohura rastet, siç ishte rasti MANS-it, që Agjencia kishte refuzuar ankesat kundër vendimeve të cilat autoritet shtetërore i sollën para muajit maj të vitit të kaluar e që arsyeja të ketë qenë sekreti i punës ose ai tatimor. Si pas tij do të thotë së është bërë një lëshim.

Në raportin e fundit të Komisionit Evropian për progresin e Malit të Zi, u raportua se vitin e kaluar u dërguan 5,577 kërkesa për qasje të lirë në informacion dhe se të dhënat e kërkuara nuk u dorëzuan për 1,951 lëndë.

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Qasje të Lirë në Informacion mori 1,086 ankesa, prej të cilave 356 u konfirmuan. Shumica e tyre ishin ankesa për “heshtjen e administratës”. Raporti thotë se është shqetësuese që ka më shumë raste në të cilat institucionet publike nuk i janë përgjigjur kërkesave.

Në dokument theksohet se Gjykata Administrative mori vendim në 12 raste, kundër vendimeve të institucioneve publike për të mos lejuar qasje në informata, por që vendimet e Gjykatës nuk u zbatuan në mënyrë efektive.

Sipas raportit, institucionet publike duhet të përmirësojnë urgjentisht zbatimin e Ligjit dhe t’i përmbahen qasjes së kërkesave në informacione, veçanërisht kur ekziston rreziku i korrupsionit.

Kompanitë janë larguar heshtur nga qasja publike 

Studiuesja e politikave publike në Institutin e Alternativa (IA), Milena Millosheviq, argumenton se ndryshimet në Ligjin për Qasje të Lirë në Informacion, janë hartuar jo vetëm pa debat publik, por edhe përtej kuadrit strategjik, i cili me qëllim vështirëson transparencën e administratës publike.

“Kjo është paradoksale, për arsye se, as Qeveria e as Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Qasja e Lirë në Informata nuk i monitorojnë efektet e vendimeve që janë miratuar në Kuvend”, vlerësoi Milena M.integrity-panel-milosevic

Ajo tha se paralelisht, në shtetin e Serbisë, është duke u ndërmarrë një veprim i gjerë i shoqërisë civile kundër përjashtimit të kompanive shtetërore nga fusha e ligjit të atjeshëm. Ajo vuri në dukje se në Malin e Zi, një pjesë e madhe e punës së të ashtuquajturave ndërmarrje publike, janë larguar heshtur nga qasja e publikut, më vënien e sekretit tatimor dhe të punës.

“Nëse e shohim këtë në kuadrin e ndryshimit të Ligjit për Administratën Shtetërore, me të cilin autoritetet janë të liruara nga detyrimi për të zhvilluar debate publike për çështjet buxhetore, në vend që të fuqizojnë qytetarët, në veprim është “çarmatimi” i tyre. Parimi themelor i demokracisë është qeverisja për popull, por nëse njerëzit nuk kanë mekanizma për të vënë në dyshim efikasitetin e qeverisë përmes konsumit të parave publike, atëherë ngrihet pyetja për kënd sundohet në Malin e Zi: për qytetarët ose për ata që kanë interes të fshehin “biznesin” e tyre nga publiku ” përfundoi Millosheviq.

Në draftin e raportit të IA “Drejt një administrate më të mirë”, në të cilën CIN-CG, ka pasur qasje, theksohet se efektet negative të dispozitave të dyshimta të Ligjit, ndjehen tashmë përmes refuzimit të qasjes në informata lidhur me menaxhimin e borxhit publik dhe detyrimet tatimore të komunave në Mal të Zi.

Gjithashtu, raporti deklaron se IA është ballafaquar me efektet negative të refuzimit të qasjes në informata, me shpjegimin se ishte një sekret tatimor.

Kështu, kësaj OJQ-je i është mohuar qasja në kopjet e raportit për zbatimin e planit të Drejtorisë Tatimore për Menaxhimin e Borxhit dhe forcimin e masave të mbledhjes së borxhit për periudhën 2017-2021. Kjo vlen edhe për informacione për përmbushjen e obligimeve të 16 komunave nga kontrata për riprogramimin e borxhit tatimor, me pretekstin se është çështje sekretesh tatimore.

Me ketë interpretim, konsiderojnë në IA, se organet administrative që janë kryesisht në shërbim të qytetarëve barazohen me kompanitë private dhe publiku mbetet i privuar nga informacioni që është shumë i rëndësishëm për vlerësimin e efektivitetit të tyre.

Ky tekst u krijua në kuadër të projektit “Shoqëria Civile për Qeverisjen e Mirë: SHËRBIM DHE MERITË!” të cilin e financon Bashkimi Evropian në kuadër të programit të përkrahjes së zhvillimit të organizatave lokale të shoqërisë civile dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD), projekt i Fondit Marshall Gjerman (GMF). Përmbajtja e këtij raporti është përgjegjësi vetëm e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk paraqet qëndrimet e donatorëve.Horizonti i ri, Novi horizont, Projekat, Projekti

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top