Tuesday , November 20 2018
Lajmi i fundit

Me ftesë të Nimanbegut: Takimi i përbashkët i partive shqiptare mbi Grupin punues zgjedhor

TakimiNë kuvendin e Malit të Zi u zhvillua takimi i parë i kryetarëve të partive shqiptare në Mal të Zi që kishte temë bisede reformat në legjislativin zgjedhor, temë kjo që po e preokupon tërë opinionin në Mal të Zi.

Në mbledhje morën pjesë Amir Hollaj – kryetar i Lëvizjes Qytetare Perspektiva, Saubih Mehmeti (në emër të kryetarit Mehmet Bardhi) – përfaqësues i LDMZ, Mehmet Zenka – kryetar i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Nik Gjeloshaj – kryetar i Alternativës shqiptare, Nazif Cungu – kryetar i Forcës së Re Demokratike si dhe Faik Nika, kryetar i Këshillit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi.

Deputeti Nimanbegu i njoftoi të pranishmit me Vendimin mbi themelimin e Grupit punues pranë Parlamentit, që do të merret me përmirësimin e ambientin zgjedhor në Mal të Zi.

U vlerësua qe ligji aktual zgjedhor është diskriminues ndaj përfaqësimit autentik të shqiptarëve, që prej katër deputetëve sa kishim në vitin 2011 pas dy cikleve zgjedhore e zvogëloi numrin në një deputet të vetëm.

Të pranishmit njëzëri përshëndetën nismën për takime dhe i dhanë përkrahje iniciatives e cila do te rezultojë me përmirësimin e marrëdhënieve në mes të partive politike shqiptare si kusht për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Mal te Zi. Gjithashtu u dha mbështetje përfaqësuesit ne Grupin e ardhshëm punues për reforma zgjedhore për prezantimin e kërkesave të shqiptarëve.

U vendos që medoemos të vazhdohet me takimet e subjekteve politike shqiptare dhe ngritjen e një forumi, i cili do të nisë hapat e përafrimit të politikës dhe qëndrimeve e të gjitha subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi.

Takimi u mbajt me ftesën e nënkryetarit të Kuvendit të MZ, Genci Nimanbegut.

One comment

  1. Propozimi im modest: Nje takim i udheheqeseve te te gjitha partive shqiptare, si dhe te deputeteve, kryetareve te komunave dhe kuvendeve shqiptare, te oprganizohet, jo nga njera nga partiete, por nga KKSH.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top