Wednesday , May 22 2019
Lajmi i fundit

Me ndihmën e SHBA-së: JANË RENOVUAR HAPËSIRAT E GJYKATËS DHE BYROSË SË QYTETARËVE

Në Ulqin të hënën janë hapur zyrtarisht hapësirat e rinovuara të Gjykatës themelore dhe Byrosë së qytetarëve. Me këtë është shënuar përfundimi i projektit me USAID-in, vlera totale e të cilit ishte 260 mijë dollarë.

“Këto projekte janë rezultat i bashkëpunimi të suksesshëm në fushën e menaxhimit efikas me çka i mundësohet qytetarëve që në mënyrë efikase ti realizojnë të drejtat e veta”, tha ambasadorja e Amerikës në Podgoricë Sju K. Braun e cila morri pjesë në këto manifestime.

Më shumë arsye për kënaqësi kishte kryetarja e Gjykatës themelore në Ulqin Lirije Buzuku e cila theksoj që puna e këtij institucion tani do të jetë më transparente. “Krenaria e këtij projekt padyshim është salla e gjyqit penal mobilim e së cilës dhe kompletimin me pajisje informatike e ka përkrah Byroja për luftë kundër tregtisë ndërkombëtare me drogë dhe zbatim të ligjit të Stejt departmentit”, tha ajo.

Me kryetarin e Ulqinit Nazif Cungu ambasadorja e Amerikës hapi dhe hapësirat e Byrosë së qytetarëve  në ndërtesën e komunës. Është cekur që qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i transparencës dhe i funksionalitetit të administratës lokale.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top