Wednesday , January 20 2021
Lajmi i fundit

Me propozimin e URA-së: DO T’I KTHEHEN INGERENCAT VETËQEVERISJEVE VENDORE

Dritan AbazovicMe propozimin e Lëvizjes Qytetare URA vetëqeverisjeve vendore në Mal të Zi në të ardhmen do t’i rikthehen një sërë kompetencash të cilat iu morën tre dekadat e fundit në mënyrë sistematike.

Siç shkruan “Dan”, liderët e tre koalicioneve fituese “Për të ardhmen e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza në të bardh”, Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq, para votimit të përbërjes së re të Qeverisë së Malit të Zi, hartuan Marrëveshjen për prioritetet programore të qeverisë së ekspertëve e cila përmban 13 pika.

Ndër këto pika është edhe krijimi i kushteve për decentralizimin e vetëqeverisjeve vendore përmes ndryshimit të Ligjit për vetëqeverisjen vendore dhe Ligjit për financimin e vetëqeverisjeve vendore, si dhe Ligjit për planifikimin e hapësirës dhe ndërtimin e objekteve.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top