Wednesday , September 30 2020
Lajmi i fundit

Me rastin e Ditës së Komunës: NOEL MALKOLM QYTETAR NDERI I ULQINIT

Noel Malcolm Agents of empireHistoriani, shkrimtari dhe publicisti i njohur britanik Noel Malkolm (Noel Malcolm) në fillim të prillit, kur festohet Dita e komunës, duhet të bëhet qytetar nderi i Ulqinit, mëson Portali Ul-info.

Akademiku Malkolm nga mesi i vitit të kaluar publikoi librin fascinues „Agents of Empire: Knights, Corsairs, Jesuits and Spies in the Sixteenth-Century Mediterranean World” (Agjentët e perandorisë: kalorësit, kusarët, jezuitët dhe spiunët në shekullin 16 në botën mesdhetare), në të cilën, duke përcjell jetën e anëtarëve të dy familjeve të njohura të Ulqinit Brutti dhe Bruni, dëshmon për disa nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë evropiane të shekullit 16.

Ky libër e bëri Ulqinin dhe jetën e tij multikulturore nëpër shekuj temë të shtypit perëndimor dhe rretheve të larta intelektuale, të cilëve iu takon ser Noel Malcolm.

Në administratën lokale janë të bindur që dhënia e titullit qytetar nderi i Ulqinit do të ishte një lloj shpërblimi për punën dydekadëshe të Malkolmit në këtë vepër të shkëlqyer, por njëkohësisht edhe nder për Ulqinin që një personalitet i tillë të bëhet bartës i shpërblimit të vlefshëm të këtij qyteti.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top