Friday , February 22 2019
Lajmi i fundit

Me rastin e Fiter Bajramit: MESAZH URIMI NGA KKSH

Genci NimanbeguKryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Zt. Genci Nimanbegu ju uron të gjithë besimtarëve mysliman gëzuar festën e Bajramit të madh.

Te nderuar besimtar mysliman,

Ju që me vullnet dhe bindje të thellë gjatë muajti të Ramazanit , sakrifikuat dhe privuat veten nga ushqimi, pija dhe shumëçka tjetër, pa dyshim që festa e Bajramit vjen si dhuratë nga zoti për ju. Zoti ju pranoftë çdo sakrificë dhe lutje tuajen.

Uroj që festa e Bajramit, të jetë festë për të gjithë Shqiptarët pa dallime fetare, harmonia dhe toleranca ndërfetare, është vlerë e paçmuar e kombit tonë dhe ambasadore e kulturës shqiptare në botë.

Gjatë festës së Bajramit, të shfrytzojmë rastin, të bëjmë vizita të ndërsjellta, të dërgojmë mesazhe urimi, të respektojmë njëri tjetrin, ashtu siç është traditë te shqiptarët.

Le të shërbej kjo festë si shenjë mirkuptimi, tolerance e unifikimi ndërmjet shqiptarëve të të gjitha besimeve.

Në emrin tim personal dhe të institucionit që drejtoj, uroj që të kaloni sa më bukur pranë miqëve dhe të afërmve tuaj këto ditë feste.

Gëzuar !

Me respekt,

Kryetari,

Genci Nimanbegu

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top