Me rastin e Kurban Bajramit: PRANIMI NË BASHKËSINË ISLAME TË ULQINIT

Xhamia, DzamiaMe rastin e festës së madhe muslimane Kurban bajramit, në selinë e Bashkësisë islame të Ulqinit të shtunën, më 4 tetor, do të organizohet pritja solemne, mëson Portali Ul-info.

Në këtë tubim do të jenë zyrtarët komunal, drejtuesit e institucioneve shtetërore, publike dhe fetare, si dhe xhemati në mënyrë që bashkërisht të ndajnë gëzimin e kësaj feste të madhe.

Përndryshe, nga Bashkësia islame njoftojnë besimtarët që Namazi i bajramit në xhamitë e Ulqinit do të falet të shtunën, në ora 7.21.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…