Monday , August 21 2017
Lajmi i fundit

Më shumë kandilë të detit: NË MESIN E TYRE EDHE MUSHKËRITË E DETIT

MeduzaKëto ditë në det në Ulqin, veçanërisht në Plazh të madh, u vërejt numër më i madh i kandilave të detit.

Siç thonë shkencëtarët, janë të pranishëm dy lloj. Njëri është Cotylorhiza, kandili ngjyrë verdh me pika të kaltra nga pjesa e poshtme dhe është lloj i zakonshëm i kandilit të detit në Detin Mesdhe. Dimensionet e tija janë 17 deri në 20 cm, por disa mund të rriten edhe deri në 35 centimetër.

Lloji i dytë është Rhizostoma pulmo, të cilin shpesh e quajnë edhe mushkëritë e detit. Është kandili më i madh mesdhetar dhe madhësia mesatare është rreth 50 cm.

Është me rëndësi të përmendet që, sipas të dhënave nga literature, qelizat e tyre djegëse në rast kontaktit mund të shkaktojnë reagim shumë të dobët ose asnjëfarë reagimi në lëkur, prandaj kryesisht thuhet se të dy llojet janë të parrezikshme.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top