Wednesday , April 24 2019
Lajmi i fundit

Më shumë punë për zjarrfikësa: KATËR ZJARRE SHPËRTHYEN NJËKOHËSISHT

 

GacTë enjten, rreth orës 11,30, pothuajse njëkohësisht, në territorin e komunës së Ulqinit kanë shpërthyer katër zjarre.

Një skuadër e Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit u dërgua mbi fshatrat Millë dhe Kosiq, në shpatet e Rumisë, e cila tentoi të ndaloi uljen e zjarrit në drejtim të shtëpive.

Zjarri me përmasa më të gjëra shpërtheu në Mal të Brisë dhe rrezikoi shtëpinë e Vujosheviqëve, ndërsa e fikën pas tre orëve 18 zjarrfikës me pesë makina.

Zjarri në Reç u lokalizua në ora 17:30. Ai rrezikonte edhe Sutjelin.

Për arsye se nuk kishte më njerëz dhe makina të lira, për fikjen e zjarrit në Shtegvash fillimisht u dërguan zjarrfikësit nga Kraja.

Mbasi që u lokalizua zjarri në Mal të Brisë në këtë zone mbërritën zjarrfikësit e Ulqinit me tre makina, ndërsa në orët e pasdites atop o fikin zjarrin edhe përmbi Millë i cili po përhapet nëpër majen e malit.

 

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top