Thursday , December 3 2020
Lajmi i fundit

Me vendim të Parlamentit të Ulqinit: ADA E BUNËS “ZONË E QETË”

Ada Bojana, Ada e BunësKuvendi i Komunës së Ulqinit të hënë miratoi Vendimin për Zonat Akustike sipas të cilit Ada e Bunës u kategorizua si “Zonë e qetë në natyrë”, njoftohet nga Shoqata e Pronarëve të Objekteve në Adë të Bunës.

Siç theksohet, me këtë vendim më në fund do të ndalohet trendi negativ i cili shkaktoi që në këtë vendbanim me shtëpiza verore i cili deri para pak kohëve kishte imazhin e vendit të qetë të peshkatarëve, të mbahen argëtimet gjatë tërë ditës dhe natës të cilët prishnin rendin dhe qetësinë.

“Apelojmë tek të gjithë pronarët e shtëpizave që të respektojnë këtë vendim, ndërsa institucionet kompetente të zbatojnë dispozitat dënuese dhe mos të lejojmë që në Adën e Bunës të organizohen argëtimet e zhurmshme. Adës së Bunës prej sot i kthehet qetësia dhe me këtë do të mbrohet edhe fauna në këtë hapësirë unike”, përfundohet nga kjo shoqatë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top