Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Mediet e B-H: ÇMIMET NË ULQIN SI NË SARAJEVË

Ulcinj, Ulqin, PanoramaKëto ditë në rivierën e Ulqinit ka shumë pak turistë nga Bosnja dhe Hercegovina. Edhe ato që janë aty kryesisht vijnë nga etniteti më i vogël, Republika Serbe, derisa ardhja masovike e atyre që jetojnë në Federatën BdheH pritet në ditën e dytë të Bajramit të Ramazanit.

Përndryshe, mediet në këtë vend thonë se çmimet në rivierën e Ulqinit janë të volitshme, “njëjtë si në Sarajevë”. “Çmimi i kafes esspresso në kafene është një euro, ndërsa çmimi i lëngjeve është prej 1,5 euro. Për qebapë paguani tre euro, ndërsa për drekë do të jepni nga 5 deri në 7 euro. Parkingu është falas në afërsi të plazheve, ndërsa çmimi në qendra tregtare janë si në BdheH”, theksohet së bashku me vërejtjen se numri më i madh i qytetarëve të BdheH verojnë në Kroaci ku çmimet e akomodimit dhe shërbimeve janë shumë më të larta se në Mal të Zi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top