Tuesday , August 11 2020
Lajmi i fundit

Medreseja e femrave në pritje: TË SHLYHEN DETYRIMET NDAJ UJËSJELLËSIT REGJIONAL

Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit ka ndërprerë të premten procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit Meshihatit të bashkësisë islame në Mal të Zi për ndërtimin e Medresesë për femra në Ulqin, sepse nuk i ka shlyer detyrimet për komunali ndaj Ndërrmarjes publike “Ujësjellësi regjional” dhe për arsye se nuk ka pëlqimin e Agjencisë për mbrojtjen e ambientit jetësor.

Siç shkruajnë “Vijesti”, Bashkësia islame “Ujësjellësit regjional” duhet ti paguaj një për qind nga vlera totale e investimit të paraparë, derisa komuna e Ulqinit do ta liroj nga detyrimi i pagesës së komunalive.

Gur-themeli për ndërtimin e shkollës së mesme fetare në Fushën e Ulqinit është vendosur me 12 korrik, ndërsa i gjithë investimi do të duhet të kushtoi rreth 1.2 milion euro.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top