Mehmeti: URIM PËR QEVERINË KURTI

 

Saubih MehmetiI dashur, KRYEMINISTËR i Kosovës, z. Albin Kurti

Me interesim të madh kemi përcjellur zhvillimin e procesit Zgjedhor në Kosovë, në Zgjedhjet e zhvilluara më 06 tetor 2019, të cilat i konsiderojmë si Zgjedhjet më të mira, deri tani të zhvilluara në Kosovë, dhe jo vetëm.

Për më tepër vlerësojmë rezultatin e zgjedhjeve, me ç’rast qytetarët e Kosovës votuan për ndryshime rrënjësore, duke Ju besuar për katër vitet e ardhshme, udhëheqjen e Kosovës, drejt forcimit të shtetit të së drejtës, liberalizimit të vizave, integrimit euroatlantik, …, andaj koalicioni LVV – LDK dhe Programi Juaj qeverisës, është garanci për tu përballur me këto sfida që presin Qeverinë Tuaj, me qëllim të rritjes së mirëqënies së popullit të Kosovës.

I dashur, z. Kryeministër i Kosovës, vullneti i sovranit ishte i drejtë, brenda edhe pritshmërive tona, duke bërë një kthesë historike në një periudhë mjaft delikate, jo vetëm për Kosovën por edhe për shqiptarët në trojet e veta etnike jashtë kufijve administrativ Kosovë-Shqipëri dhe rajonin, andaj Qeveria e ardhshme e Kosovës e kryesuar nga Ju si Kryeministër do të jetë shpresa e së ardhmes.

Në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, në emrin tim personal dhe z. Mehmet Bardhit, kryetar nderi, Ju urojmë nga zemra, për suksesin e arritur në zgjedhje dhe Qeverisë së re të Kosovës në krye me Ju Kryeministër, suksese në realizimin e Programit Tuaj qeverisës.

Vëllazërisht,

Saubih Mehmeti, Kryetar i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…