Thursday , August 13 2020
Lajmi i fundit

Menaxheri i Komunës: PO PUNOJMË DISA DOKUMENTE PROGRAMORE

Omer BajraktariKomuna e Ulqinit është një nga komunat e rralla që nuk ka miratuar Planin strategjik të zhvillimit. Ky fakt është mjaft dëshpërues dhe barrierë e madhe gjatë shqyrtimit të hapave të mëtejshëm të zhvillimit të komunës, sidomos në caktimin e aktiviteteve prioritare projektuese. Për këtë arsye kemi shpejtuar masat që janë të nevojshme për heqjen e pengesave ekzistuese, deklaroi menaxheri i Komunës Omer Bajraktari.

Në kumtesën për opinion më tej thuhet:

Kam dorëzuar vendimin për formimin e skuadrës së ekspertëve për punimin e Planit strategjik për periudhë 2015-2020 e cila tashmë është kompletuar. Kryetari i komunës Fatmir Gjeka ka nënshkruar vendimin, ndërsa pritet verzioni që ekziston si draft dokument, së shpejti pas formimit të trupit punues, do të fitojë versionin final dhe pas kësaj Ministria e ekonomisë dhe Kuvendi komunal do të japin vendimin përfundimtar. Me këtë, intensivisht punojmë edhe në përgatitjen e dokumenteve tjera të cilët duhet të përshpejtojnë zhvillimin e Ulqinit, siç janë plani shumëvjeçar investues si dhe plani për subvencionimin e bujqve dhe sipërmarrësve. Paralelisht punojmë edhe në hapjen e zyrës, të quajtur gjerësisht “ONE STOP SHOP”, e cila do të shpejtojë procesin e mbledhjes së dokumentacionit të nevojshëm për investitorët potencial. Duhet të pranoj, me përgjegjësi të plotë ndaj qytetarëve të Ulqinit, që situata shumë e ndërlikuar ekonomike në të cilën Komuna gjendet e ka vështirësuar mjaft realizimin e planeve që janë kompetencë e menaxherit të komunës.

Përkundër të gjithë vështirësive, jam i sigurt që komuna e Ulqinit ka mundësi për zhvillim dinamik, e që të vihet deri tek ai është e nevojshme reforma e brendshme e administratës dhe koordinimi më i mirë me pushtetin qendror. Atë me çfarë mund të lavdërohemi është bashkëpunimi i mirë me komunat tjera në Mal të Zi, në përmirësimin e të cilit vazhdimisht punohet, si dhe me qytetet e shteteve të regjionit. Progres i veçantë është arritur me qytet në BdheH, këtu në radhë të parë mendoj për Mostarin dhe Lukavacin me të cilët kemi filluar të realizojmë projekte të përbashkëta. Ndër to më e rëndësishmja është marrëveshja me kompaninë Amko komerc dhe Jafa komerc të cilat do të bëjnë blerjen e prodhimeve bujqësore të prodhuesve nga komuna e Ulqinit, përfundohet në kumtesën e Bajraktarit, i cili është dhe nënkryetar i Këshillit komunal të MZ Pozitiv.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top