Mentor Llunji: AGJËRIMI

mentor-llunjiAgjërimi si akt filozofik, shpirtëror dhe fetar, si përgjigje për ngopje të të gjitha llojëve, është një akt reflektimi mbi vehten dhe veset. Mbi të gjitha, është një akt abstenimi dhe pastrimi.

Pikërisht kjo i duhet politikës se shqiptarëve në Mal të Zi. Abstenim dhe pastrim. Kjo i duhet në rend të parë votuesit, që tashmë është i ngopur dhe bile i dehur. Votuesit të lodhur shqiptar i duhet urgjentisht një agjërim nga politika e lodhur shqiptare. Politikë e cila tash 25 vite tund flamurin dhe i bie çiftelisë si adutin e vetëm politik, dhe megjithatë nga flamuri kemi ende vetëm shkopin. Te vijmë deri te peca kuqe dhe shqiponja, me këtë tempo, do duhet edhe shumë kohë.

Votuesit i duhet abstenim nga politika që premton “zhvillim-in, bashkim-in, punësim-in” dhe të gjithë in-nat tjerë. Politikë e cila për pak ditë të çon në qiell dhe pas zgjedhjeve të gjuan në Port Milen. I duhet si akt pastrimi dhe distancimi. Si akt kundër ofendimi me të njejtat skema dhe premtime të pa-ricikluara tash dy dekada e gjysëm.

Agjërim do të thotë edhe të përmbahesh. Të përmbahesh nga politika pa përmbajtje. Pa ide dhe ofertë. Do të thotë të japësh një përgjigje politike, politikës që ska përgjigje në asnjë problem kyç. Është akt vetëdije ndaj mungesës së vetëdijes politike kundrejt mërgimit, asimilimit, pazhvillimit. Fatkeqësisht, është strategji e vetme e mbetur për të shëruar dhe ringjallur politikën e rrënuar shqiptare.

Agjërimi si mjet mbrojtës kunder urisë dhe ngopjes i duhet votuesit shqiptar i cili është i ngopur por i pa ngim.. Është i dehur por i pa pim.

I stërngopur me Jadran, Galeb, Valdanos, Krypore, Plazh te Madh, Komune të Tuzit, të Mirat Detare dhe çka mos… Por, i pa ngim me po të njëjtat dhe i dehur nga po të njëjtat.

Koalicionet shqiptare në mungesë të idesë së qartë politike, janë lëshuar në këto zgjedhje  “më një qëllim dhe të vendosur” që sërisht ti mbështeten Qeverisë së ardhshme, pa çka se e njëjta mbi dy dekada ia refuzon Ulqinit çdo zhvillim. Ia refuzon duke mbajtur në krah njërën apo tjetrën parti shqiptare. Dhe në vend që kampanja zgjedhore të filloj me kërkim-falje për të gjitha të pa-bërat…për migrimin, pa-zhvillimin, izolimin, pa-investimin dhe  mos-inkuadrimin, ato ende vazhdojnë aty ku kanë filluar 25 vite më parë. Ende luhet letra e votimit shqip, duke menduar që kaq mjafton. Kështu veprohet tash dy dekada e gjysëm, pa i shtuar ofertës politike edhe një presje, pa llogaridhënje dhe pa bërë ndonjëherë bilancin e mossuksesit të vet. Vota e garantuar shqiptare e ka krijuar vet këtë klasë politike. Komode për të paarriturat dhe dorëlëshuar në premtime. Për atë, nga përgjumja e një çerek shekulli partitë shqiptare nuk do të zgjohen duke i shpërblyer ato edhe një herë për punën e pa-bërë. Këtë radhë, nga kjo përgjumje, mund ti zgjojë jo «zhurma», por vetem «heshtja» e votuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

LD në MZ: URIM KOSOVËS DREJT INTEGRIMEVE EUROATLANTIKE

Z-nj. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës E nderuaara Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, i