Monday , July 16 2018
Lajmi i fundit

Mentor Llunji: EDHE SERVANTESI DO ISHTE KUNDËR – KONTRABANDIM I NJË MITI

mentor-llunjiKonkursi i skulpturës Servantesi dhe Dulcinea u bë pa Dulcineen….Femra shqiptare edhe ashtu historikisht e përjashtuar, u përjashtua edhe një herë, kësaj radhe e gurosur në përmendore si një konkubinë në prapavijë.
Përmendorja në kuptimin e saj burimor do të thotë te përmendesh… Te ruash nga harresa… Ne rrënxen e Kalasë në mungesë të ideve ne po përmendim një mit… Po tentojmë ta kontrabandojmë në sytë e Kalasë dhe gjithë botës… Në ‘mungesë’ të historisë lokale, po këmbejmë një histori 2.500 vjeçare me një legjendë… Kjo mund ti ndodh vetëm një populli pa kurrfarë memorie kolektive.
Eshtë e qartë që në emër të turizmit jemi të gatshëm të bëjmë shumë sende… Ta mbushim qytetin me shtande, ta shndërrojmë Ranën ne treg te kollomoqit, të qesim në shitje çdo gjë të patundshme, dhe të okupojmë me objekte çdo hapësirë të lirë… E bëjmë këtë dhe po vazhdojmë ta bëjmë dhe ate në emër te bukës së turizmit… Por nuk e kemi atë mandat që në emër kësajë buke të luajmë me kulturë, traditë dhe histori… Nuk janë për atraksion. Janë për respektim dhe vlerësim..
Servantesi i konkursit kështu i koncipuar është jashtë vendit, proporcionit, imponues dhe vulgar dhe si i tillë nuk mund ta nderojë Kalanë. Kështu i koncipuar mund te shërbej vetëm si maskotë përpara një parku zbavitës.
Ky shkrimtar i madh me veshjen e një konkvistadori është sido qofte i vogël të nderoj 2.500 vjet histori. Është një kontrabandim, po aqë sa edhe statua e Aleksandrit te Madh në qendër te Shkuptit. Me një dallim, që Aleksandri ndoshta edhe ka mbërri deri në Shkup.
Përmendorja e fundit në Ulqin është ajo e luftës se dyte botërore në Pinjesh. Është mjaft indikative që në 25 vite demokraci ideja e vetme që na paraqitet është të përmendim një rast inekzistent… Do jemi i vetmi qytet ne botë ku glorifikohet dhe përmendet burgosja e pandodhur e një shkrimtari… Po ringjallim burgosje të paqena, shkrimtar te zinxhirosur, që ta shesim si produkt të stisur turisitik…
Po shesim për së dyti ‘robin’ Servantes, këtë radhë jo na ‘Pazarin e qytetit’, po në pazarin turistik.
A thu qe një qytet i lasht është i pamjaftueshëm dhe kërkon ndihmën e një miti… Mitet nuk shpëtojnë as veten e tyre.
Shumë më parë se historia e stisur e Servantesit, kemi historitë reale tonat, të vërteta dhe që do shërbejnë një tregim per të gjithë ato që vizitojnë Ulqinin… Por në rend të parë do shërbejnë për në që jetojmë këtu…Shumë më tepër se Servantesi meriton glorifikim dashuria dhe vuajtja e një Kalaleshe anonime ndaj marinarit te vet… Marinarit të cilin vazhdonte ta prite edhe atëherë kur e dinte se nuk kthehet.
Ne fund të fundit, kush dëshiron të ketë përmendoren e vet në vendin ku është burgosur… Edhe Servantesi do ishte kundër.

One comment

  1. Teresisht pajtohem me opinionin e z. llunji. Nje gje me befasoi: “Përmendorja e fundit në Ulqin është ajo e luftës se dyte botërore në Pinjesh” – ndoshta zoteria nuk jeton ne Ulqin, perndryshe duhet ta dij se para pak vitesh, ne Ulqin eshte ngritur permendorja e Nenes Tereze, ne oborrin e maternitetit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top