Thursday , July 18 2019
Lajmi i fundit

Mentor Llunji: VIJAT E BARDHA

 

mentor-llunjiMallkimi i dikurshem Ulqinak “blefsh ujë që pifsh”… sot mund te shëndrrohet në  “pagofsh parkingun që se ke”…

‘Parking Servisi’ me të njejtën shemë, por pa kreativitet, e adoptoj pagimin e parkingut nga modeli i Podgoricës në Ulqin. Me një dallim: qe vijat e bardha vizatohen ka mos, bile edhe në baltë, rërë apo dhe. Vijat e bardha për krijimin iluzionit të parkingut që nuk është, por të cilin duhet ta pagojmë. Një truk i lirë, me kosto jo të vogël për qytetarin.

Parkingu duhet të pagohet, por ajo pagesë duhet te jap diçka më tepër se vetëm dy vija të bardha. Duhet të jap vendparkime te reja, dhe ato të jenë reale. Nuk duhet të denohen banorët që kanë patur “fatin e keq” të jetojne në qendër.

Eshtë e qartë qe ky model është i kopjuar, dhe si çdo kopje e ka “felerin” e vet.

Lëshimi kryesor është që nuk u gjetë e arsyshme të informohen qytetarët për benefitet e pagesës 60 cent në orë, athua se ia kemi me borxh. Ndërkaqë për turistet e shkret qe nuk flasin shqip dhe sërbisht as që ka ndonjë informim.

Në një qytet që vuan nga parkingu këto aventura nuk fillohen në mes të sezonës, por me kohë bëhen pilot-testimet në zona të caktuara.

Afati që na u dha është një javë, me një letër pa adresë dhe pa shpjegim pse duhet ta bejmë ketë. Na thërrasin të tubohemi si delet në mes te sezonës në zyret pa numër, të firmës pa web faqe.Vijat e Bardha

Komuna ia dha hapsirën publike firmës, të menaxhoj dhe te licitoj me çmime, si ti teket, dhe ate pa kurrfar arsyetimi parparak. Kanë fituar leje të shfrytezojnë bile edhe trotoaret. Ka raste ku gjërsia e parkingut ështe bërë sa gjysma gjerësisë makinës. Një “standard” që bie ndesh me të gjitha ligjet e trafikut, çka i bën ato vendparkime të paligjshme dhe kuptohet bën të paligjshme vjeljen e mjeteve nga përdorimi i tyre.

Dëshira e qytetareve që parkingu i munguar më në fund të rregullohet nuk duhet të keqpërdorohet. Komuna përveç që po siguron renatabilitetin e ‘Parking servisit’ duhet të mbroj shtresat të cilat nuk kanë mundesi të sigurojnë një pagesë të tillë. Të moshuarit në rend të parë, me pensione modeste, të cilëve i kërkohet të pagojnë zonën ku banojnë, por realisht vendparkimin mund ta gjejnë 2 km nga shtëpia, në vendparkim të cilin poashtu duhet paguar..Logjika e thjeshtë të thotë që kjo shtresë duhet te lirohet nga pagesa..Janë pra këto veç disa nga një seri e vërejtjeve konkrete.

Ky tekst nuk është thirrje për mospagesë, por thirrje për ‘dy fiçe’ respekt dhe kujdes ndaj qytetarit i cili po tentohet të ‘tatimohet’ në këtë mënyrë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top