Monday , February 24 2020
Lajmi i fundit

Mesazhi i MOGUL-it pushtetit: BËNI PUNEN E VET DHE LIROJENI RRUGËN PËR NË ADË

Monitorin grupi Ulqin (MOGUL) të premten edhe njëherë ftoj qytetarët që të shtunën, në ora 11, të mblidhen në performancë, para portës për pagesë në Adë. “Ja kemi dëshmuar të gjithëve që Ndërmarrja hotelerike turistike “Riviera e Ulqinit” në mënyrë të paligjshme ka vendosur portën në hyrje në rrugën publike për në Adë dhe që jashtë ligjit paguan hyrjen në ishullin tonë të bukur”, thuhet në kumtesën për opinion të MOGUL-it.

Theksohet që kjo organizatë joqeveritare më me ndikim në këtë komunë ka arritur të sensibilizoj opinionin në Ulqin dhe në vend me këtë rast të pazakontë i cili zgjat disa vite. “Për këtë arsye edhe njëherë i ftojmë organet kompetente që urgjentisht të fillojnë të bëjnë punën e tyre: ti mundësojnë lëvizje të lirë qytetarëve dhe turistëve deri tek bregu i detit! Në të kundërt, do të jemi të detyruar që kundër tyre të çojmë padi penale dhe në këtë mënyrë ti mbrojmë të drejtat tona kushtetuese dhe ligjore”, theksojnë nga MOGUL-i dhe përfundojnë që me këtë rast do të njoftohet dhe Delegacioni i BE-së në Mal të Zi dhe misionet e huaja diplomatike.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top