Wednesday , July 26 2017
Lajmi i fundit

Mesi i korrikut: NGECJA E SEZONIT

Ulqin, Ulcinj, PanoramaMbas fillimit të mirë, sezoni turistik në Ulqin tash një javë po ngec . Nuk ka valë të fuqishme të mysafirëve, veçanërisht nga rajoni, që ta shtyjnë, që plazhet, restorantet dhe rrugët të jenë të mbushura.

Mbetet të shihet se a do të ndodh një gjë e tillë në gusht, por që tani mund të thuhet se në krahasim me të vjet, ky sezon do të jetë më i dobët. Sepse, ditët e verës janë të numëruara, kështu që këto minuse nuk mund të kompensohen më.

Këtë e pohojnë edhe qiradhënësit privat, qiramarrësit e plazheve dhe pronarët e lokaleve, gjersa vetëm hotelierët janë të kënaqur.

Kryetari i Shoqatës së qiramarrësve të plazheve Prela Shkrela thotë se në “Copacabana” xhiroja është më i vogël për një të tretën në krahasim me vitin e kaluar, gjersa drejtori i “Shisha barit” Skender Alloviq thekson se të fitesa është më e vogël për gjysmë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top