Thursday , December 13 2018
Lajmi i fundit

Milan Knezheviq: KANALI I BRATICËS – KOLEKTORI DHE DEPONIA E ULQINIT

Përveç kanalit Port Milena, Ulqini me dekada po ballafaqohet me edhe një problem të madh ekologjik – kanalin Bratica. Ky kanal, ose siç shpesh e quajnë vendasit e moçëm përrua, është i gjatë mbi gjashtë kilometër dhe pjesërisht kalon mu nëpër qendër të qytetit. Buron në shpatet e malit Mozhur, në vendin Braticë, prej ku e ka marr emrin.Smece u kanalu Bratica

Por, me dekada ai po shpërben, para së gjithash, si kolektor dhe deponi kanalizimi. Në këtë kanal derdhen ujërat e zeza dhe në mënyrë intensive hidhen mbeturina të ndryshme të cilët pengojnë rrjedhshmërinë duke shkaktuar përmbytje të shpeshta dhe ndotje të disa lagjeve të qytetit. Ky kanal praktikisht është kanalizim i hapur dhe prandaj paraqet rrezik të vazhdueshëm nga shpërthimi i infeksioneve.

Qytetarët e Ulqinit të cilët jetojnë në afërsi të përroit – kanalit apeluan disa herë vitet e fundit, tek organet vendore dhe shtetërore, që të ndërmarrin masat urgjente të pastrimit të kanalit dhe të parandalojnë erën padurueshme, epidemitë eventuale dhe përmbytjet.

Sekretari i Sekretariatit për Veprimtari Komunale dhe Mbrojtje të Mjedisit Jetësor në Komunën e Ulqinit Mustafë Gorana tha se pushteti lokal është i vetëdijshëm për problemet ekologjike në kanalin Braticë, por, për momentin, nuk ka plan konkret si të përmirësohet gjendja.mustafa gorana

“Projekti i cili do ta zgjidhte problemin nuk ekziston, por ne patjetër e planifikojmë një formë të rregullimit. Mendojë që projekti i derdhjes së ujërave të zeza dhe atmosferike për katër vendbanime (Mali i Bardh, Braticë poshtë, Kodra dhe Totosh), të cilin së shpejti fillojmë ta realizojmë, do të ndihmojë që një pjesë e problemit të zgjidhet. Sepse, ato gravitojnë në këtë kanal, kështu që në masë të madhe do të zvogëlojnë ndotjen e Braticës meqë në kolektorin kryesor të kanalizimit do të kyçen shumë shtëpi të cilët momentalisht i derdhin ujërat e zeza në këtë përrua”, tha Gorana dhe shton se qëllimi i pushtetit lokal është që në kanalizimin e ri të kyçen të gjithë objektet nga këto zona periferike.

“Kjo do të jetë një punë voluminoze, por patjetër presim që do të jap rezultate sa i përket zvogëlimit të ndotjes”, vlerësoi Gorana. Ai rikujtoi se ideja e pastrimit të përhershëm të Braticës ekziston gjatë, por deri tani është hartuar vetëm elaborati me të cilin është përfshirë pastrimi i atyre segmenteve të kanalit të cilët janë më kritik dhe të cilët në periudhën e shiut shkaktojnë përmbytjen e tij.

“Projektin asokohe e ka bërë Agjencia për Ndërtim dhe Zhvillim të Ulqinit. Ky projekt është pikënisje e mirë që të fillohet me zgjidhjen e këtij problemi. Por, bëhet fjalë për punë voluminoze dhe shumë të shtrenjtë për të cilin Komuna nuk ka para. Ne këtë punë nuk mund ta financojmë vet, e mundemi, eventualisht, të presim ndihmën e shtetit ose të aplikojmë për mjetet nga fondet e BE-së. Për momentin, ne mundemi vetëm të intervenojmë në pikat më të rrezikuara dhe atë vetëm që të sigurojmë rrjedhshmërinë e kanalit dhe të parandalojmë përmbytjet. Duke marrë parasysh specifikën e situatës, kjo punë nuk do të ecë shpejt e as lehtë”, theksoi Gorana.

Problemi i ndotjes së ujit në këtë kanal u njoh nga ana e sektorit civil si një nga problemet kyçe për zhvillimin e mëtejmë të Ulqinit. Ekologu i njohur Xhelal Hoxhiq propozon që Bratica, fillimisht, të pastrohet nga mbeturinat e ndryshme dhe të zgjerohet. “Ajo duhet të hyjë në programin e punëve publike me kanalet e tjerë të cilët kanë probleme të njëjta apo të ngjashme. Ne nga sektori joqeveritar kemi hartuar një projekt me të cilin propozuam disa zgjidhje. Por, për fat të keq, nuk u përkrah sepse njerëzit partiak të cilët janë mbajnë postet kompetente nuk kanë ndjesi për problemet e vërteta të Ulqinit. Prandaj ne tani kemi ndotje të tillë dhe përmbytjet e shpeshta”, pohon Hoxhiq.Dzelal Hodzic

Sipas fjalëve të tija, ndërtimi i rrjetit të kanalizimit për katër vendbanime, të cilin e paralajmëron pushteti vendor, nuk do të ketë efekt të plotë nëse nuk zgjidhet problemi i ujërave të zeza për vendbanimin Gjerana. “Në këtë vendbanim ekzistojnë shumë vende ku derdhen ujërat e zeza në Braticë. Pse nuk u kushtua vëmendja këtij problem nuk e di, por asgjë nuk arrihet nëse ndotja nuk eliminohet në tërësi”, është i bindur Hoxhiq.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Veprimtaritë Komunale” Skender Kaleziqi mendon se problem nuk janë vetëm ujërat e zeza dhe reshjet e mëdha, sepse, sikur kanali të ishte i pastër nuk do të kishim përmbytje sa herë që ka reshje më intensive.Skender Kalezic(1)

“Ne kemi intervenuar shumë herë duke larguar mbeturinat në mënyrë që rrjedhshmëria e ujit të jetë më e mirë, por, për fat të keq, jemi të pafuqishëm që vet ta zgjidhim këtë problem. Është e pabesueshme se çfarë hidhet në Braticë. Ka shumë mbeturina dhe ndotje – duke filluar nga plastika, gomave të automjeteve, e deri tek krevatet dhe pjesëve të tjera të mobiljeve. Ne i mblidhnim këto mbeturina dhe i largonim nga vendet kritike, por larg asaj se arritëm ti pastrojmë të gjitha”, tha Kaleziqi dhe rikujtoi se ndërmarrje që ai drejton nuk është kompetente për pastrimin e kanalit. “Pastrimi ishte vetëm vullnet i yni i mirë, sepse ne nuk kemi kontratë me Komunën për mirëmbajtjen e kanalit. Do të vazhdojmë ta pastrojmë edhe në të ardhmen, sepse flasim për interes publik. Mirëpo, ne nuk mund ta prumë në fije duke intervenuar herë pas here”, konstaton Kaleziqi.Ciscenje kanala Bratica3

Ulqinakët kujtohen që Bratica prej kohësh ka shkaktuar probleme dhe përmbytje, por ato probleme nuk ishin as të përafërta me këto të sotmet. “Pakujdesi, erozioni dhe ndërtimi në brigjet e kanalit kanë shkaktuar gjendjen e sotme. Shtrati në shumë vende është ngushtuar nga betonimi, ndërsa kemi edhe shumë më tepër ujëra të zeza të cilët derdhen në kanal. Por, është kyçe që përveç kësaj kemi edhe mungesën e vetëdijes urbane dhe kulturës tek njerëzit tanë, si dhe mos reagimin e organeve kompetente. Ky është problemi i jonë më i madh”, pohon Hoxhiq.

Zgjidhja e kësaj çështje rëndon një numër të madh të qytetarëve dhe prish imazhin turistik të Ulqinit. Opinioni, në veçanti ai profesional, pajtohet se zgjidhja e saj është parakusht për rehabilitimin e ardhshëm, ekologjik dhe kompleks të tërë zonës i cili duhet të parashohë largimin e sedimentit dhe llumit nga kanali, si dhe ndërtimin e kanalizimit dhe kolektorit për trajtimin e ujërave të zeza dhe industriale.

Rikujtojmë, administrata lokale para disa vitesh ka nënshkruar kontratën me bankën gjermane KfW, në mënyrë që të përmirësohet gjendja në fushën e furnizimit me ujë dhe menaxhimin e ujërave të zeza në qytet. Projekti ka vlerë 20 milion euro, por po shtyhet tash disa vite. Komuna e Ulqinit, si inevestitor, ka shpallur në fillim të vjeshtës tenderin për mbikëqyrjen e punimeve për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në vendbanimet e përmendura. Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit ka financuar hartimin e Studimit të veçantë të fizibilitetit me zgjidhjen ideore për rrjetin e kanalizimit për vendbanimet të cilat gravitojnë në Braticë dhe Port Milenë. Është hartuar dokumentacioni hapësinor – planifikues, propozimet dhe zgjidhjet ideore për rregullimin e problemit dhe zgjidhjet e ardhshme për kanalin e Port Milenës, para së gjithash me qëllim kthimin e vlerave burimore të kësaj hapësire. Plani është që ujërat e zaza të grumbulluara me rrjetin e ardhshëm të kanalizimit të dërgohen deri tek stacionet pompuese në grykëderdhje të kanalit Port Milena në det, prej ku do të shtyhen në det përmes tubacionit ekzistues. Kredia për këto plane, me vlerë pesë milion euro, është fituar nga Banka Investuese Evropiane.Kanal-Bratica-Ulcinj

Sistemi sanitar i kanalizimit për këto katër vendbanime do të jetë i gjatë afër 12 kilometër. Periudha e pritshme e implementimit të projektit për kryerjen e punimeve është 365 ditë, plus 365 ditë për heqjen e mangësive eventuale.

Kjo do të thotë që Ulqinakët të paktën edhe dy vite do të duhet të presin në mënyrë që të shohin rezultatet e para të rregullimit të ndotjes në Braticë. Për ndonjë zgjidhje më të përhershme si duket do të mendojnë gjeneratat e ardhshme.

Bratica ndotësi më i madh i Port Milenës

Me projektin të cilin asokohe e ka hartuar kompania nga Beogradi “Baning”, përroi i Braticës është veçuar si ndotësi më i madh i Port Milenës. Përmes kanaleve Bërdelë dhe Braticë, pjesa më e madhe e kanalizimit mbërritën në Port Milenë. Të dhënat të cilat i ka sektori joqeveritar në Ulqin tregojnë se ka mbi 150 derdhje të drejtpërdrejta të ujërave të zeza.

Ndotjen më të madhe të kanalit e shkaktojnë derdhjet e kanalizimit. Instituti për Shëndetin Publik në Podgoricë në disa raste ka marrë ekzemplarët dhe ka kryer analizën e ujit. Hulumtimet kanë treguar se uji në Port Milenë është shumë i ndotur, si dhe ka përqendrim të madh të materieve kancerogjene, metaleve të rënda dhe ujërave të zeza.

Artikulli është shkruar në kuadër të projektit “Faktet janë të rëndësishme! Gazetaria objektive dhe inovative për BE!” të cilin e realizon CGO, në bashkëpunim me Portalin Ul-info. Projektin e financon Bashkimi Evropian, ndërsa e kofinancon Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top