Millosheviq: NUK EKZISTON ANEKSI I MARRËVESHJES ME FORCËN

Tarzan Millosheviq, Tarzan MilosevicNga Partia demokratike e socialistëve është njoftuar se nuk ekziston aneksi i marrëveshjes së koalicionit për ushtrimin e pushtetit në nivel shtetëror me Forcën e re demokratike.

Me aneksin e supozuar përcaktohet, në mes tjerash, që Tuzi deri në fund të prillit të vitit të ardhshëm të bëhet komunë e plotë.

“Nuk jam i informuar për këtë gjë. Atë çfarë mund të them në këtë temë është që PDS-ka ka thënë çdo gjë në atë moment kur në bazë të marrëveshjes me partitë shqiptare ia dërgojë Kuvendit draftin e ligjit për organizim territorial. Qëndrojmë mbas këtij draft të ligjit i cili momentalisht është në Parlament, e kur do të shqyrtohet, varet nga ajo se a do të fitojë shumicën e nevojshme apo jo”, tha për TV Vijesti drejtori politik i PDS-së Tarzan Millosheviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…