Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

Ministri i kulturës në Ulqin: DAKORDOHEN PROJEKTET E PËRBASHKËTA

Ministar BogdanovicNë Ulqin qëndroi për vizitë pune Ministri i Kulturës Aleksandar Bogdanoviq dhe bashkëpunëtorët e tij. Ai u prit nga  kryetari i Komunës, Loro Nrekiq, kryetari i Kuvendit dr.Ilir Çapuni, nënkryetari Astrit Hoxha etj.

Në takim u vleresua  bashkëpunimi  i ndërsjelltë dhe  përkrahja që Ministria i ka dhënë  Komunës tonë , veçmas kur është në pyetje  ruajtja e trashëgimisë kulturore. Theks i veçantë iu kushtua dy projekteve që janë mbështetur nga Ministria, përfundimi i punimeve të Citadelës  në Kala dhe hulumtimet që duhet të vazhdojnë në lokalitetin e Shasit. Po ashtu gjatë u fol për valorizimin e trashëgimisë kulturore, pasi sic u tha Ulqini me rethinë  është i njohur për objekte me vlera të mëdha nga periudha të ndryshme.

Dr.Ilir Çapuni kërkoi që të hulumtohen dhe vlerat e mëdha nënujore gjë e cila u përshëndet nga të pranishmit. Ministri  theksoi nevojën  dhe përpjekjet që duhet bërë në objektet muzeore si  pjesë e turizmit  kulturor. Këto munumente tha ai duhet të përdoren si mundësi për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm. Po ashtu ishte konstatim i përbashkët që duhet shfrytëzuar më shumë mundësinë e thithjes së fondeve të Bashkimit Evropian por, u premtua mbështetje nga ana e Ministrisë dhe për aktivitetet kulturore që zhvillohen në qytetin tonë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top