Wednesday , November 21 2018
Lajmi i fundit

MINISTRI IVANOVIQ: NATO në Valdanos

Ministri i bujqësisë dhe zhvillimit rural në Qeverinë e Malit të Zi Petar Ivanoviq, deklaroi  që së shpejti do të fillojnë negociatat me NATO-n me qëllim revitalizimin e ullishtës në Valdanos.

“Aleanca e Atlantikut të Veriut nuk është vetëm organizatë ushtarake, por në kuadër të saj ka edhe segmente tjera që mund të jenë të dobishme, në mes tjerash edhe për bujqësinë, pohoi ai”.

Sipas vlerësimeve të Shoqatës për mbrojtjen dhe kthimin e ullishtës së Valdanosit, rreth 70% të trungjeve të kësaj bime të bekuar është shkatërruar nga pakujdesia e shtetit në 35 vitet e fundit. Me Ligjin aktual të ullishtarisë, e tërë ullishta e Valdanosit me 18 mijë rrënjë ullinj shekullor është e mbrojtur.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top