Wednesday , October 17 2018
Lajmi i fundit

Ministria e Arsimit: NË ULQIN PARALELJA PËR KUZHINIER

Gjimnazi Vellazerim BashkimKonkursi shtesë për regjistrimin e nxënësve në vit të parë të shkollës së mesme po përgatitet dhe do të shpallet gjatë korrikut, gjersa lajmërimi i nxënësve është paraparë për 15, 16 dhe 17 gusht.

Drejtori i Drejtorisë për arsim të mesëm në Ministrinë e Arsimit Velko Tomiq tha se “është karakteristike për afatin regjistrues i cili përfundoi që në disa shkolla u formuan paralelet për programet arsimore për të cilët një kohë të gjatë nuk kishte interesim të nxënësve ose nuk ishte në ofertën arsimore të nxënësve”, duke theksuar që pas një sërë vitesh në Ulqin do të formohet paralelja për kuzhinier.

“Nxënësit dhe prindërit e tyre kuptuan mundësitë që i ofrojnë këto shkolla profesionale. Këto janë institucionet të cilët kanë kalueshmëri drejtë fakulteteve të lidhura për vazhdim të arsimit, por edhe mundësojnë arsim cilësor praktik i cili realizohet në vendin real të punës, që është kyçe për punësim më të shpejt dhe inkuadrim në treg të punës”, shtoi ai.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top