Sunday , June 16 2019
Lajmi i fundit

Ministria e Bujqësisë: I OFROJNË NDIHMË ULLISHTARËVE

Ulliri, Maslina, Ullishta, MaslinadaMinistria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural publikoi sot Thirrjen Publike lidhur me dhënien e përkrahjes për zhvillimin e ullishtarisë, përmes Agrobuxhetit për vitin 2019.

Ndihmën e pakthyeshme me vlerë prej 50 për qind të investimit shfrytëzuesit mund ta përdorin për kultivimin e ullishtave të reja, blerjen e pajisjeve për ruajtjen dhe deponimin e vajit të ullirit, menaxhimin e mbeturinave bimore, si dhe për ndërtimin e megjave me synim ruajtjen e tokës nga erozioni.

Për kultivimin e tokës së papunuar për mbjelljen e ullirit përkrahja e pakthyeshme ka vlerën deri në 60%, gjersa për revitalizimin e ullishtave përkrahja është 7 euro për ulli të revitalizuar.

Njoftimin e plotë të ministrisë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top