Ministria e bujqësisë: NDALOHET SHITJA E TRANGUJVE NGA SHQIPËRIA

89630Ministria e bujqësisë dhe e zhvillimit rural në Mal të Zi ka ndaluar shitjen e trangullit të freskët nga Shqipëria importuesit “Truka trejd” nga Podgorica, për arsye të përmbajtjes së rritur të pesticideve.

Nga Shqipëria është importuar761 kilogram i trangujve të freskët për të cilat është konstatuar që kanë përmbajtje të rritur të materies aktive spiroxamine, është lajmëruar nga ministria gjegjëse.

Ministria e bujqësisë i dërgoi dhe kërkesë urgjente Drejtorisë për punë inspektuese që të rrisë kontrollin inspektues në depon e importuesit dhe në objektet e shitjes me pakicë në mënyrë që të vërtetohet që produkti i diskutueshëm nuk gjendet në shitje, si dhe të rritet kontrolli inspektues gjatë importit të këtyre produkteve.

Produkti i diskutueshëm do të shkatërrohet në bazë të vendimit të Inspekcionit sanitar, shtohet në lajmërim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…