Saturday , December 15 2018
Lajmi i fundit

Ministria e Bujqësisë: TË ENJTEN TRAJNIM PËR FERMERËT E ULQINIT

Mlijeko, Qumështi, Lopa, KravaMinistria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural do të organizojë në sërë trajnimesh për prodhuesit bujqësor në Mal të Zi me qëllim rritjen e vetëdijes për rëndësinë e përmirësimit të cilësisë së qumështit të papërpunuar të cilin e prodhojnë, njoftojnë nga Qeveria malazeze.

Qëllimi është që të gjithë prodhuesit në Mal të Zi qumështin të cilin e prodhojnë ta përmirësojnë në pajtim me standartet, në mënyrë që të jenë më konkurrues dhe të kenë plasim të sigurt, e në këtë mënyrë të arrijnë të ardhura më të mëdha.

Të enjten, me 11 tetor, trajnimi do të mbahet edhe për fermerët nga zona e Ulqinit, në Sallën e Bashkësisë Lokale Katërkollë, me fillim në ora 10.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top