Tuesday , September 25 2018
Lajmi i fundit

Ministria e ekonomisë: FATI I KRIPORES NË DUART E KOMUNËS

“Është e qartë dhe pa mëdyshje dëshira e Qeverisë së Malit të Zi që të mos ndërpritet prodhimi i kripës në Ulqin”, është deklaruar nga Ministria e ekonomisë. Nga ky resor i qeverisë në pyetjen e parashtruar nga deputeti Dritan Abazoviq janë përgjigjur që “lokaliteti i Kripores në planet hapësinore, prurja e të cilëve është në kompetenca të vetëqeverisjes lokale, duhet të definohet si hapësirë për aktivitetin e eksploatimit të kripës së detit”.

Në takimin e pak kohëve më parë tek kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu, përfaqësuesi i zotëruesit të shumicës, “Eurofondi” nga Podgorica, Boisha Shotra, tha që “është bërë koncepti i zhvillimit të qëndrueshëm të Kripores që parasheh vazhdimin e prodhimit të kripës, por edhe pjesën për vëzhgimin e zogjve, basene për kultivimin e peshkut, për turizëm dhe rekreacion, fusha golfi, etj”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top