Saturday , October 20 2018
Lajmi i fundit

Ministria e Ekonomisë: TENDERI PËR HULUMTIMIN E NËNDETIT NË VJESHTË

NaftaMinistria e Ekonomisë planifikon që në vjeshtë të shpallë tendering për ndarjen e koncesionit për hulumtimin e nëndetit në Ulqin, me qëllim grumbullimin e të dhënave sizmike, përpunimin dhe interpretimin të tyre.

Në këtë mënyrë, siç shpjeguan në këtë resor, do të rritet niveli i dijes për gjetjet potenciale të burimeve komerciale të naftës dhe gazit.

Shtohet që pas kësaj, në fund të vitit 2019, ose në fillim të vitit 2020, do të krijohen kushtet për shpalljen e tenderit të dytë dhe nënshkrimin e kontratës për hulumtimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit.

2 comments

  1. le te cohet krejt ulqini dhe gjith vendet te tjera bregdetare qofshin edhe ato jasht kufirit ton, po ashtu gjith organizatat jo qeveritare dhe publike qe protesstojm me plot bindje qe nuk ka vend per ate gje (tender) ne detin ton, stop kerkimit te nafts dhe te gazit.

  2. Kan vdek ato qe ishin çu….. Kto te tashmit per me çu nji sprat shpi e kan shit moralin e skan te drejt mu anku se ju bijn me thuper veshve ….

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top