Tuesday , September 25 2018
Lajmi i fundit

Ministria e Ekonomisë: TRE OFERTA PËR CENTRALIN DIELLOR NË ULQIN

 

Solarna energijaOfertat për ndërtimin e centralit diellor në lokalitetin Mali i Brisë në Ulqin i dorëzuan tre ofertues: Konsorciumi “Fortum dhe EEMZ”, “IREDL” dhe konsorciumi “Montesolar”.

Komisioni tenderik në afatin 30 ditor nga dita e hapjes së ofertave, në bazë të vlerësimit të ofertave, do ti propozojë Qeverisë së Malit të Zi njërën, me të cilën do të nënshkruhet kontrata dhe e cila do të nis realizimin e projektit në bazë të rregullave të përcaktuara me tender, njoftohet nga Qeveria malazeze.

Ministria e Ekonomisë shpalli në maj Thirrjen Publike për qiradhënien e tokës në pronësi shtetërore me sipërfaqe prej 6.621.121 m2, për projektim, ndërtim, shfrytëzim dhe mirëmbajtje të centralit diellor me fuqi më të madhe se 200 MW.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top